Dokumenti/Zbardhet draft-opinioni i ‘Venecias’ për afatet e Vettingut: Propozimi i maxhorancës, në përputhje me standardet evropiane
Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
‘Venecia’ mbështet propozimin e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të drejtësisë.
“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje” thuhet në raport.
Ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së.
Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.
Socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende ne Vetting.