Ishte kundër vaksinimit, humb jetën pas infektimit themeluesi i “Daystar”
Marcus Lamb, bashkëthemelues dhe CEO i rrjetit televiziv “Daystar” ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.
Lamb ka humbur jetën në moshën 64-vjeçare, pasi nuk arriti të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës. Ai ishte ndër personat që kishte kundërshtuar hapur vaksinimin kundër koronavirusit, në një kohë kur bota po përballet me virusin që u ka marrë jetën me mijëra personave.
“Me zemër të thyer njoftojmë se Marcus Lamb, president dhe themelues i Daystar Television Network, është ndarë nga jeta,” kanë njoftuar familjarët e tij.
Rruga Press