Bota

Varianti i ri i COVID-19, Australia mbyll sërish kufijtë për emigrantët

Australia ka mbyllur kufijtë e saj, për shkak të frikës së variantit të ri të COVID-19.

Autoritetet patën thënë më herët se do të lejonin hyrjen e emigrantëve dhe të studentëve të vaksinuar duke filluar nga data 1 dhjetor, por mesa duket ky urdhër ka ndryshuar.

Kryeministri Scott Morrison deklaroi që vendimi do shtyhet për shkak të situatës së krijuar në botë.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Autoritetet shëndetësore zbuluan pesë udhëtarë të infektuar me Omicron gjatë ditëve të mëparshme. Qeveria i ka ndaluar dhe qytetarëve të saj daljen jashtë territorit australian. Kjo strategji është përdorur për të mbajtur nën kontroll pandeminë, por ka ndarë dhe shumë familje.

Australia lejon tani vetëm udhëtimet e qytetarëve të vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re dhe Singaporit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se vendimi u bllokua për të parë efikasitetin e vaksinave dhe ndikimin e virusit.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *