Lajme

Euro bie sërish në treg, fluksi i dërgesave të emigrantëve zhvlerëson valutën

Euro është futur në një cikël rënës që ka nisur që prej fillimit të nëntorit. Sipas kursit zyrtar, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane është zhvlerësuar me 1,8 lekë, duke zbritur në nivelin e 121,1 lekëve sot. Kur në fillim të muajit, euro këmbehej me 122,78 lekë.

Rënia e euros ka ndodhur për shkak të sasisë së madhe të kësaj monedhe në treg. Kjo jo vetëm si pasojë e transaksioneve që po kryejnë bankat, por edhe fluksit të dërgesave të emigrantëve. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dërgojnë sasi të konsiderueshme valute pranë familjeve në atdhe dhe ky fluks valutor, kryesisht në euro është përqendruar përgjatë një harku kohor të shkurtër, që përkon me fundin e vitit.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga remitancat shënuan vlerën e 340 milionë eurove, ndërsa tremujori i fundit i vitit sjell edhe fluksin më të madh. Vitin e shkuar, nën ndikimin e pandemisë, hynë në vend 203 milionë euro dhe pritet që këtë vit kjo shumë të jetë edhe më e lartë.

Euro pritet të pësojë luhatje të tjera në tregun tonë valuator. Kjo për shkak të importit të energjisë elektrike dhe thellimit të deficitit tregtar, si rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Në kahun e kundërt, do të veprojë emetimi i eurobondit, një pjesë e të cilit do të përdoret për të financuar DEFIIN buxhetor dhe kjo do të shtojë sasinë e euros në qarkullim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *