Lajme

Muri i akullit rreth centralit bërthamor të gjymtuar mund të jetë shkrirë

Një mur i kushtueshëm akulli, i ngritur për të parandaluar rrjedhjen e ujit të kontaminuar nga termocentrali i goditur japonez në Fukushima, mund të jetë shkrirë pjesërisht, ka paralajmëruar transmetuesi shtetëror i vendit NHK, përcjell Rruga Press.

Operatori i uzinës Tokyo Electric (TEPCO) po planifikon të përforcojë murin që në fillim të dhjetorit, tha NHK të premten, duke shtuar se kompania gjithashtu ka marrë në konsideratë masa të tjera për të frenuar ujin toksik.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

TEPCO nuk konfirmoi menjëherë detajet e raportit kur u qas nga Reuters.

Muri i akullit që rrethon reaktorët bërthamorë ka për qëllim të parandalojë hyrjen ose daljen e ujërave nëntokësore nga termocentrali, i cili u gjymtua nga një tërmet dhe cunami në vitin 2011.

Pavarësisht se quhet “mur akulli”, është në fakt një barrierë dheu e ngrirë që kushtoi 34.5 miliardë jen (324 milionë dollarë) fonde publike për t’u ndërtuar.

Rreth 1500 tuba të mbushur me shëllirë u zhytën në një thellësi prej 30 metrash në një perimetër 1.5 km rreth katër reaktorëve të Fukushimës. Shëllira ftohet në një temperaturë prej minus 30 gradë Celsius.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Muri u bë plotësisht funksional në gusht 2018, por kullimi i ujërave nëntokësore vazhdoi ende në vend, pavarësisht se TEPCO më herët dha garanci se do të reduktonte rrjedhën në “pothuajse asgjë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *