Kurti: Patriotizëm është të luftosh korrupsionin dhe krimin
Kryeministri Kurti në mbledhjen e përbashkët që u mbajt në Elbasan tha se mbledhja e 2 qeverive tona është në horizontin e integrimeve.
Kurti: Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.
Zoti Kurti u shpreh se si patriot duhet forcimi i të dy shteteve tona.
Kurti: Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të luftosh për lirinë e medies dhe lirinë e mendimit, për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse dhe vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë vendet tona.
Zoti Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është dëshirë por është detyrim.
Kurti: Kemi përgjegjësi mbrojtjen e njëri-tjetrit kudo e ndaj kujtdo. Sa më të përafruar që jemi në qëndrime rreth të vërtetës tonë aq më të fortë do të bëhemi sepse jemi më shumë se sa 2 shtete. Duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Njerëzit tanë duhet të lëvizin e të punojnë të lirë. Kjo punë ka nisur të ecë, por tani duhet të vrapojmë. Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë. Ne e kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Linja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike aq edhe gjeologjike e cila rrit dhe forcon shqiptarët dhe ndihmon rajonin. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë procedurat e marrje së lejes së qëndrimit.
Zoti Kurti u shpreh se po mbështesin bashkëpunimin kulturor në fushën e trashëgimisë, por edhe në krijimtarinë e një kalendari të përbashkët kulturor vjetor.
Më tej ai tha se për t’u siguruar që marrëveshjet të zbatohen ka dhe një koordinator të përbashkët.
Rruga Press