Bota

Telashet nuk mbarojnë, Ronaldinjo sërish pas hekurave

Problemet me drejtësinë nuk kanë të sosur me ish-yllin e kombëtares braziliane, Ronaldinjo. Pak kohë pasi ka fituar lirinë, legjenda e Barcelonës mund të rikthehet përsëri prapa hekurave.

Ish-sulmuesi, i cili përfundoi në burg në vitin 2020 në Paraguai për falsifikim pasaporte, rrezikon të kthehet sërish brenda.

Këtë herë problemet e tij janë me drejtësinë në Brazil dhe për detyrimet e pashlyera të tij kundrejt ish-bashkëshortes së vet, Prishila Koeljo.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Sipas “Extra”-s, një gjykatë në Rio de Zhaneiro i ka dhënë kohë deri më 11 dhjetor Ronaldinjos që t’i shlyejë detyrimet financiare (kuotën e ushqimit) ish-gruas së tij. Në të kundërt rrezikon të përfundojë përsëri në burg.

Detyrimet e tij ndaj ish-bashkëshortes në fakt qesharake, sepse bëhet fjalë për 100 mijë reais (monedha braziliane) ose rreth 16 mijë euro.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *