Lajme

Lajçak arrin sot në Kosovë, takohet pasdite me kryeministrin Kurti

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajmin për ardhjen e Lajçakut e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano tha se këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, në nivel të lartë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim Lajçakun me të arritur ai në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Lexo më shumë  Nis zbatimi i skemës së zhvatjes: Rriten me 30 % çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

“Po do të ketë takim. Takimi do të mbahet në ora 18:00”, ka thënë Kryeziu.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përkujtoi se në takimin e fundit i cili u mbajt më 15 nëntor, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, kërkuan nga Kosova dhe Serbia respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Duke u ndërlidhur me këtë, Stano theksoi që kjo nënkupton edhe respektimin e marrëveshjes lidhur me vizitat e zyrtarëve të lartë të Beogradit në Prishtinë dhe anasjelltas, që u arrit në kuadër të dialogut.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci takon senatoren Ernst: Kosova ka miq të fuqishëm në Administratën në ardhje Trump

Më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës sërish refuzoi kërkesën e shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që ta vizitojë Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *