Artistët që tregojnë përditshmërinë nëpërmjet romaneve grafike
Karikaturistët marokenë po përdorin vizatimet për të treguar përditshmërinë e tyre në një ekspozitë 10-ditore në Rabat. Në mesin e tetë karikaturistëve është Youness Sebraoui, të cilit i është ekspozuar vepra “Xhungla urbane”.
Vizatimi tregon përrallën e policëve që ndjekin hajdutët. Por policët janë portretizuar si skifterë dhe hajduti si një kalë.
Janë edhe shtatë vizatime të tjera komike të ekspozuara në ekspozitën “XPO FMR – Khaliya 9” që ka zënë vend në fondacionin e artit “Hiba’ në Rabat.
Vizatimet ndryshojnë shumë në stil, por të gjithë rrotullohen rreth së njëjtës temë, përditshmërisë dhe jetës në rrugët e qytetit.
Të gjitha vizatimet tregojnë histori për diçka që lidhet me jetën në rrugë, “një vend me shumë mundësi artistike”, thotë karikaturistja Rayhane Monkachi.
“Është një mjedis shumë i favorshëm që një artist të jetë në gjendje të imagjinojë”, shton Monkachi, i cili është gjithashtu një nga organizatorët.
Ndër karikaturistët pjesëmarrës në shfaqje është Redouane Rami, i cili në veprën e tij fokusohet tek lakmia.
Vizatimet e tij tregojnë njerëz që luftojnë për një monedhë e cila, sipas tij, është një metaforë për paratë në përgjithësi.
Tetë karikaturistët që morën pjesë në ekspozitë janë takuar gjatë fundjavës së vitit të kaluar për t’u përgatitur për këtë ekspozitë.
Karikaturisti maroken Ayoub Najisay thotë se artistët komikë në Marok po përballen me vështirësi, sepse nuk ka industri të romaneve grafike në vend.
Ekspozita “XPO FMR – Khaliya 9”, e hapur më 12 nëntor, u mbyll të hënën.
Organizatorët shpresojnë që ekspozita të ketë ngjallur interes për romanet grafike marokene, veçanërisht tek të rinjtë që nuk janë rritur duke lexuar libra të këtij formati.
Folegj: Tetë karikaturistë marokenë po marrin pjesë në një ekspozitë 10-ditore në Rabat. Organizatorët po shpresojnë që ngjarja të inkurajojë njerëzit të mësojnë rreth vizatimeve komike dhe të rritet interesimi për këtë stil rrëfimi.
RrugaPress