Lajme

Mimoza Kusari-Lila: Është çështje javësh fillimi i pagesës së rrymës nga banorët e komunave serbe në veri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila në komisionin për Ekonomi ka deklaruar se është çështje javësh se kur do të fillojnë të paguajnë rrymën banorët e komunave veriore.

“Veriu njëjtë sikurse para 22 viteve njëjtë edhe sikur sot me këtë qeveri nuk e paguajnë rrymën. Kemi problem të pranimit të subjektivitetit të Kosovës. E kemi një qeveri që 9 muaj por kemi pas shumë qeveri që sa vjet. Veriu furnizohet me rrymë të importuar. Atë vendim e kemi marrë jemi duke paguar për sovranitet të Kosovës. Është e padrejtë, është jo qenësore me shku me ja këputë dikujt në jug e me ja pagu dikujt tjetër. Jo veç rrymë por edhe ujë nuk paguajnë. VV është e vërtetë që nuk është pajtu me pagu rrymën në veri. I kem dhanë afat 6 muaj. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo qeveri që 9 muaj është duke u marrë intensivisht dhe është çështje javësh që të merret vendim që një banori me i shku fatura e me pagu”, ka thënë Kusari- Lila.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka ndërprerë mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kjo është thënë në Komisionin për Ekonomi nga kryesuesi i bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, i cili ka thënë se gjatë këtij muaji ka ndërprerë më ndarjen e mjeteve për shkak se ka përfunduar marrëveshja në mes të KOSTT dhe Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *