Lajme

Abbott: Raportet me Kosovën janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka thënë se raportet me Kosovën janë të forta dhe se nuk do të ndryshojnë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pas diskutimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

Abbott tha se mirëpret  diskutime të tilla me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Goditja e organizatës kriminale të kokainës, reagon kreu i SPAK, Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike!

Ndërsa, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Abazi, tha se me ambasadorin është diskutuar edhe për liberalizimi e vizave dhe për rolin që Mbretëria e Bashkuar mund luajë dhe si mund të ndikojë te ato vende që se kanë njohur pavarësinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *