Lajme

Ministri i Brendshëm Sveçla: Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave të aksidentit fatal në Bullgari, ku mendohet se mbi dyzetë viktima janë shqiptarë.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më shpejtë të gjithë të lënduarve.

Lexo më shumë  Kurti: Me projektligjin për çmimet tavan evitohen keqpërdorimet në emër të krizave

Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gadishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë.”, shkroi ministri Sveçla në llogarinë e tij në facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *