VIDEO/ Super-Gjasula, mesfushori i Kombëtares bën “play makerin” në Gjermani
Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij.
31-vjeçari është bërë protagonist me asist ditën e sotme në fitoren e thellë 4-0 të Darmshtatid ndaj rivalëve të St.Paulit. Gjasula dhuroi një asist magjik në minutën e 29-të të takimit duke gjetur mjaft mirë shokun e skuadrës Manu që nuk gaboi para portës.
Një veprim prej “play makeri” nga ana e mesfushorit shqiptar që ka fituar një vend titullari të përhershëm te skuadra gjermane. Por nuk mund të mungonte dhe një karton i verdhë i marrë në fundin e pjesës së parë, duke vazhduar serinë e kartonëve ndeshje pas ndeshje.
Ky është asisti i dytë për Gjasulën në dy ndeshje radhazi, pas atij të dhënë me Shalken dy javë më parë. Mesfushori kuqezi ishte për 90 minuta në fushë në sfidën Angli-Shqipëri, ndërsa në ndeshjen me Andorrën, Gjasula mungoi për shkak kartonësh.
Rruga Press