Lajme

Institucionet e drejtësisë në Shkodër ngrenë alarmin për rritjen e krimit ndër të mitur

Kreu i Gjykatës së Rrethit Shkodër Arbër Çela dhe prokurorja Franceska Lekani ngritën shqetësimin për rritjen e numrit të të miturve të përfshirë në krim, ndërsa folën për mungesë të gjyqtarëve të specializuar dhe trajtim të mangët të rasteve.

Gjatë takimit “Bashkëpunimin Ndër-Institucional për Drejtësinë për të Mitur”, kreu i Gjykatës së Rrethit Shkodër Arbër Çela ngriti shqetësimin për rrirjen e kriminalitetit ndër të mitur, rritje të gravitetit të veprave penale që kryejnë të  miturit dhe probleme të sistemit që lejonte hapësira për përsëritje të krimit.

“Në ketë javë janë gjykuar tre çështje ku kanë qenë autor të mitur apo të abuzuar”, tha Çelaj gjatë tryezës që u organizua nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM), Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe UNICEF Shqipëri.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

“Jemi në një fazë të neglizhencës për trajtimin e të miturve në konflikt më ligjin”, tha Çela, që fajësoi mungesën e gjyqtarëve të specializuar dhe largimet për shkak të vetingut.

Çela tha se ndërsa vendimet e gjykatave mund të ishin të sakta, ato dështonin të zgjidhin problematikën dhe të trajtonin si duhet të miturit. “Për ne çështje e mbyllur është ajo dosje që merr vendim të prerë, por ne nuk jemi marrë me problematikën dhe në këtë rast kemi mbyllur një çështje, por kemi lenë të hapur disa faktor që sjell ripërseritjen e krimit”, tha kreu i gjykatës.

Gjithashtu përfaqësuesja e Prokurorise Shkodër , prokurorja Franceska Lekani, pranoi se gjatë dy viteve të  fundit ka rritje të rasteve të përshirjes së të miturve në krime të rënda. “Janë 33 të mitur në konflikt me ligjin për vitin 2020 të cilët janë  dërguar në  gjykatë  si të  pandehur. Ndërkohë që në 9 muajt e parë   të  këtij viti janë kryer 22 procedime penale dhe 23 të mitur janë marrë në cilësinë e të pandehurit. Nuk janë vepra të parëndësishme, por janë vepra shumë të rënda”,  tha Lekani.

Lexo më shumë  Vitia nënshkruan listën për çmimet e unifikuara të barnave – ulje për mbi 2,900 produkte medicinale

Kryebashkiakja Voltana Ademi tha  se Bashkia Shkodër në punën e saj ka prioritet të lartë fëmijët, por pranoi se ata ishin të ekspozuar ndaj krimit dhe kërkoi më shumë masa parandaluese. /reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *