Lajme

Skandal me gardianët në burgje, 153 rezultojnë të dënuar, shumica në detyrë

3 vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime të ndryshme. Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të kontrollit të brendshëm të Burgjeve zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.

Hetimi i kësaj strukture në varësi të ministrisë së drejtësisë ka nxjerrë në dritë të dhëna skandaloze të të dënuarve të formës së prerë që u pranuan si oficerë në shërbimin policor , por edhe faktin se 33 prej tyre mbas këtij kontrolli vijuan të qetë detyrën. Ata janë identifikuar si policë në Drenovë, Peqin Krujë dhe Lezhë.

Lexo më shumë  Kurti komenton deklaratat e Abdixhikut për Telekomin: pikërisht ne kur e bëmë Telekomin me fitim ka disa k’si tjerësh që thojnë hajde pe shesim na tash

ShKKB i thotë se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë , megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave.

Në raste SHKKB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.

Shkresat e shumta të sekuestruara tregojnë me detaje abuzimin që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKKB në vlerën e 73 milionë lekëve.

Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore , por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *