Mot me vranësira e shira, si do të jenë temperaturat sot
Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb, ditën e sotme nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat juglindore duke rrezikuar edhe shira të pakët, por mesdita dhe orët vijuese do të largojnë gradualisht vranësirat nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 2°C ndërsa mesdita ngjit termometrin në 22°C. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
RrugaPress