Lajme

“Të pastrehë nga rindërtimi”, banorët e “5 Majit”: Akt-marrëveshja e bashkisë e njëanshme

Banorët e njësisë 4 dhe ata të rrugës “5 Maji” protestuan pasi janë të paqartë lidhur me dëmshpërblimin dhe strehimin pas shembjes së banesave si pasojë e projektit të rindërtimit në zone. Rasti më i rëndë është i një 74-vjeçare e cila jeton e vetme dhe mbetet në qiell të hapur në rast se i shembin shtëpinë.

Ka 3 javë që nënë Sania  ka sistemuar të gjitha rrobat e saj në këto qese të zeza, pasi shtëpia e saj do të shembet për shkak të projektit të rindërtimit në zone.

Nënë Sania është 74 vjeç dhe jeton krejt e vetme dhe nëse shtëpia do i shembet siç dhe ajo tregon, nuk e di se ku do të shkojë.

Nënë Sania e cilëson këtë periudhë si më të vështirën në jetën e saj.

“E mërzitur, por më e mërzitur kur më ka ikur burri që kam jetuar 56 vjet me të, a ka mërzi më të madhe që më la qyqe vetëm dhe të sëmurë? Edhe këto 3 javë ashtu e kam pasur mërzinë si atëherë. Do rri në shtëpinë time, të më marrin me gjithë plaçka të më çojnë në përrua. Unë nuk kam ku shkoj në asnjë vend,” thotë ajo.

"Të pastrehë nga rindërtimi", banorët e "5

Pa pension dhe asnjë burim të ardhurash, ajo thotë se pa ndihmën e Bashkisë, qoftë me bonusin e qirasë nuk ka ku të shkojë.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

“Unë jam e vetme, e sëmurë, djalë s’kam, vajzë s’kam, burri më ka vdekur. S’kam  ku të shkoj. Shtëpinë duan të ma prishin, më thonë gjej shtëpi me qira vetë. Ku ta gjej unë?”

"Të pastrehë nga rindërtimi", banorët e "5

Ndërkohë dhe banorët e rrugës “5 Maji” protestuan sërish të enjten ku i kërkuan bashkisë të shqyrtojë problematikën me shembjen e shtëpive.

“Nëse ligji më dënon mua ose nxjerr familjen jashtë atëherë ligji duhet të dënojë edhe qeverinë e bashkinë që na nxjerr ne jashtë. Nuk mund të funksionojë në 2 standarde ligji.”

Qytetarët janë të vendosur që t’i mbrojnë pronat e tyre qoftë edhe me konfrontim.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

“Unë nuk e marr vesh këtë punë. Është ai i fortë dhe të nxjerr prej shtëpie? Mua jo! Mua s’ka shanse të më nxjerrë ai.”

“Nëse vijnë me butësi do t’i përgjigjemi me butësi, nëse vijnë me të egër do t’i përgjigjemi me të egër se jemi në shtëpitë tona, jemi me të drejtën tonë.”

"Të pastrehë nga rindërtimi", banorët e "5

Nga ura e Babrroit deri te bulevardi i ri janë 430 banesa që do të shemben për zbatimin e këtij projekti zhvillimor, e megjithatë nga bashkia Tiranë për banoret të cilët ende nuk kanë firmosur nuk ka hartuar ende ndonjë akt marrëveshje tjetër qe mbron interesat e te dyja palëve./oranews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *