Bota

Kroacia përkujton viktimat dhe rënien e Vukovarit nga trupat jugosllave

Dhjetëra mijëra kroatë u mblodhën në Vukovar për të përkujtuar 30-vjetorin e rënies së qytetit kroat pas një rrethimi shkatërrues tre-mujor nga trupat jugosllave dhe paraushtarakët serbë, më 18 nëntor 1991.

Kortezhi i “kolonës së përkujtimit” nëpër rrugët e Vukovarit përfshinte organizatat e veteranëve të luftës dhe familjet e viktimave, si dhe zyrtarë shtetërorë. Për shkak të masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit, kortezhi u nda në grupe prej 25 personash.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Politikani serb i Kroacisë, Boris Miloseviç, një zëvendëskryeministër në qeverinë kroate, gjithashtu mori pjesë në përkujtimore.

Presidenti kroat Andrej Plenkoviç shprehu kënaqësinë që Miloseviçi ishte i pranishëm, duke thënë se “fakti që zëvendëskryeministri është këtu është një sinjal i qartë i respektit që po tregohet ndaj viktimave dhe veteranëve të luftës”./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *