Shtyhet seanca për Teatrin Kombëtar, Kalaja: Veliaj i frikësohet drejtësisë
Gjyjata e Posaçme e Antikorrupsionit shtyu seancën midis Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kryetari i bashkisë mungoi në këtë seancë dhe një gabim në prokurën e avokatëve të tij bëri që seanca të shtyhej për një datë tjetër.
Avokatja e çështjes Adriana Kalaja akuzoi Veliajn si mashtrues dhe njeri që nuk respekton institucionet e drejtësisë. Ajo theksoi se AMT-ja nuk lodhet së ndjekuri të çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Erion Veliaj ka frikë të përballet me drejtësinë, nuk respekton institucionet, ligjin dhe mbi të gjitha Gjykatën. Siç jeni në dijeni, gjykata i ka bërë disa herë thirrje meqënëse jemi në seancën e parë. Meqë nga pikëpamja proceduariale është dhe seanca e pajtimit më në fund, kishte vendosur të firmoste njoftimin, por në seancën e sotshme, sikundër di vetëm ai të mashtrojë, të falsifikojë, të gënjejë. Rastësisht, kishin bërë një gabim në prokurën e avokatëve të tij, dhe gjykata nuk e legjitimoi palën mbrojtëse duke e shtyrë për një seancë tjetër. Veliaj e di që nuk na lodh fare ardhja në dyert e drejtësisë sepse respektojmë institucionet shqiptare dhe të drejtësië”, u shpreh për mediat avokatja Adriana Kalaja.
Rruga Press