Turizmi pas pandemisë: Më pak pushime dhe më shumë kursim për shqiptarët
Shumë shqiptarë, kanë pushuar më pak ose aspak këtë vit. Ndërsa vjet pengesë u bë pandemia, këtë vit kriza ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen i kane shtyrë qytetarët të kursejnë.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur të kursejnë të ardhurat për shkak të pasigurisë ekonomike, duke mos ju drejtuar as bankave për kredi. Ndërkohë, ata që kanë patur mundësi të pushojnë kanë preferuar të udhëtojnë jashtë vendit, ku krahas çmimeve konkurrohet edhe me shërbimin më cilësor.
Sipas ekspertes Xhemani, shumë struktura kanë abuzuar duke anuluar rezervimet e shqiptarëve me çmime më të lira, për të përfituar nga turistët që ishin të gatshëm të paguanin më shumë.
Duke parë problematikat, Xhemani vlerëson se qeveria duhet të hartojë sa më parë strategjinë e turizmit, si pika më e fortë e ekonomisë shqiptare./a2/