Bletët paralajmërojnë njëra-tjetrën për grabitqarët e mundshëm
Studiuesit kanë zbuluar një mënyrë befasuese “të papërshkruar më parë” që disa bletë e paralajmërojnë njëra-tjetrën për grabitqarët e mundshëm.
Bleta aziatike (Apis cerana) përdor krahët e saj për të gjeneruar një tingull të ngjashëm me një britmë njerëzore kur disa grerëza janë afër, sipas një studimi të botuar në revistën Royal Society Open Science javën e kaluar.
Bletët ishin në gjendje të prodhonin një tingull “si një britmë”, tha entomologu i Universitetit Shtetëror Qendror të Ohajos, Hongmei Li-Byarlay për New York Times.
Bletët bëjnë zhurmë kur kërcënohen nga grerëzat grabitqarë (Vespa velutina) jashtë folesë së tyre duke vrapuar me barkun e hapur dhe duke përplasur fuqishëm krahët.
Një nga autorët e studimit, Dr. Heather Mattila nga Kolegji Wellesley, tha për New York Times se “ka diçka shumë njerëzore dhe të dallueshme në tinguj”.
Ajo dhe ekipi i saj vendosën regjistrues brenda koshereve për të dokumentuar tingullin unik pasi Mattila dëgjoi britmat në Vietnam në vitin 2013 ndërsa punonte në një studim tjetër, raportoi New York Times. Ata gjithashtu vendosën videokamera jashtë hyrjeve të koshereve.
Mattila dhe teknikja kërkimore e Universitetit të Luizianës në Lafayette, Hannah Kernen, analizuan më vonë regjistrimet duke krahasuar tingujt e regjistruar brenda dhe jashtë kosheres.
Ata zbuluan se prania e disa grerëzave pranë koshereve lidhej me tingullin si ulërimë të prodhuar nga bletët./koha/