Lajme

KLSH për doganat shqiptare: Nuk kanë mekanizma kontrolli për funksionet e sistemit

Në një auditim të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton se të dhënat e sistemit doganor nuk administrohen nga Drejtoria e Doganave siç dhe parashikon ligji, por nga AKSHI. Zhvillimi i veprimtarisë së këtij institucioni pa akte rregullatore sjell mospërcaktimin e përgjegjësive indicivuale për veprimet e kryera në sistemin doganor.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk disponon të dhënat bazë që gjenerohen prej sistemit doganor të njohur si “Asycuda”.

Është ky përfundimi i dalë nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Doganave për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas raportit, aktualisht detyra e administrimit të të dhënave të këtij institucioni i është deleguar verbalisht në mungesë të plotë dokumentacioni specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Lexo më shumë  “Kjo nuk është rruga e duhur”: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e projekteve në Vjosë–Nartë

Por kalimi i strukturës së teknologjisë së informacionit në varësi të AKSHI-it, i ka vendosur Doganat në kushtet e një rreziku të lartë sigurie për humbjen apo tjetërsimin e të dhënave shtetërore.

Kjo sepse mes këtyre institucioneve nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton rolet dhe përgjegjësitë e tyre.

Vetë Drejtoria e Doganave nuk ka asnjë punonjës në strukturën e saj për ruajtjen dhe  administrimin e të dhënave pavarësisht se e ka detyrim ligjor.

Një tjetër problematikë e konstatuar lidhet me fshirjen e gjurmës elektronike të auditimit për vitin 2019 me argumentin se madhësia e kësaj tabele bllokoi punën me sistemin e të dhënave “Asycuda World” për disa orë.

Lexo më shumë  PNUD hedh alarmin për të moshuarit në Shqipëri, po troket kriza humanitare

Sipas audituesve, për këtë veprim nuk ka asnjë shpjegim të dokumentuar nga kreu i Drejtorisë së Doganave.

Kjo situatë sipas KLSH, rrezikon të përsëritet në të ardhmen sepse nuk janë ngritur mekanizma kontrolli që lidhen me funksionet e sistemit.

Mungesa e të gjitha këtyre akteve rregullatore sjell mospërcaktimin e përgjegjësive për veprimet e kryera në sistem.

Gjithashtu nga auditimi është konstatuar se Doganat nuk kanë një plan vazhdimësie dhe plan rikuperimi për vijimin e shërbimit në rastet e fatkeqësive natyrore si ajo e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *