Lajme

Vijon rezistenca te “5 Maji”, banorët: Është turp, Bashkia nuk pranon ankesat tona

Banorët e lagjes “5 Maji” kanë dalë sërish në protestë, këtë herë para bashkisë së Tiranës.

Banorët ankohen se Bashkia nuk i ka pranuar shkresën me numër protokolli, të cilën tentuan ta dorëzonin sot në Bashki.

Në shkresë banorët refuzojnë vendimin e bashkisë për prishjen e banesave tyre, pasi e quajnë të padrejtë prishjen e shtëpive të tyre pa pasur në dorë një kontratë që u garanton  një çati mbi kokë.

Lexo më shumë  Peci: Mbyllja e pompës “Patroni” përballë objektit të AKI-së ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë

Sipas banorëve, atyre u është hequr e drejta për tu ankuar, pasi nuk dinë se ku të shkojnë tjetër, pasi Bashkia nuk i pranon.

“I kemi drejtuar ankesën presidentit, kryeministrit, ambasadës amerikane me postë. Ndërsa në Bashki donim ta dërgonim personalisht, nuk na i pranuan ankesat.

Këta u japin urdhër punonjësve që mos u pranojnë ankesat e  banorëve.

Të vijë Erion Veliaj ta provojë me ne.  Të vijë ta provojë, do i prishë apo nuk do i prishë banesat tona. Na u tha se do marrim shërbimin te njesia administrative nr 8. Po luajnë lojë fjalësh. Nuk na jep të drejtën , që të bëjmë ankesë.  Ku ta çoj shkresën unë,nëse nuk ma pranon bashkia.  Është turp, nuk na lenë të drejtën as të ankohemi”, shprehen banorët e lagjes “5 Maji”.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë/ 7 të arrestuar dhe 21 deputetë të proceduar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *