Bota

BE: Kemi bërë përparim në krizën e emigrantëve në kufirin polak

Përpjekjet për të ndaluar valën e emigrantëve në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë kanë dhënë frytet e para, tha të premten nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, kur Turqia u bë vendi i parë që ndërpreu fluturimet për në Bjellorusi.

Bjellorusia ka bërë të ditur se në marrëveshje me Ankaranë, nuk do t’ia lejojë hyrjen përkohësisht udhëtarëve të ardhur nga Lindja e Mesme – Jemeni, Siria dhe Iraku dhe Afganistani.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

“Në përgjithësi, ne shohim përparim në të gjitha fushat”, tha Schinas në një konferencë shtypi në Bejrut pas bisedimeve me presidentin libanez, Michel Aoun, raporton cnn.

“Unë do të vizitoj Bagdadin të hënën dhe Ankaranë javën e ardhshme”, tha Schinas. “Mendoj se ky është një moment ku Evropa po numëron miqtë e saj në një farë mënyre dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi shumë prej tyre,” shtoi ai.

Disa mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, gjenden në kushte të vështira në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë.

BE-ja akuzon Minskun për organizimin e valës së emigrantëve duke u dhënë emigrantëve viza për t’u hakmarrë për sanksionet e vendosura për mbytje të dhunshme të opozitës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *