Skandali me inskenime/VV i bën thirrje prokurorisë të intervistohet Sokol Haliti, pronari i gazetës Sinjali dhe dy zyrtarët e LDK-së
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, përmes një konference për media, është deklaruar lidhur me skandalin e inskenuar nga zyrtarë të LDK-së në bashkëpunim me gazetën Sinjali, të cilët kanë atakuar aktivistin e VV-së në Viti për kinse përdhunimin e një të miture, e që më pas ky i fundit u arrestua nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorisë u lirua nga ndalimi meqë pas ekzaminimeve të mjekëve tek vajza e mitur është konstatuar se ndaj të njejtës nuk ka pasur keqtrajtim seksual.
Kandidati për kryetar nga LVV-ja në Viti, Arsim Ademi, ka publikuar disa mesazhe të zyrtarëve të LDK-së dhe të gazetës Sinjali, të cilët sipas tij në bashkëpunim edhe me kryetarin e Komunës së Vitisë Sokol Halitin, kanë inskenuar rastin e anëtarit të VV-së, Besnik Bislimaj.
Ademi i ka bërë thirrje prokurorisë që të intervistohet kryetari Sokol Haliti, drejtori i gazetës Sinjali dhe dy zyrtarët e LDK-së.
Rruga Press