GjeopolitikëKryesore

Si ta bëjmë dekarbonizimin ekonomikisht të qëndrueshëm

Nga JIM O’NEILL

Paqëndrueshmëria e çmimeve të energjisë këtë vit ofron një kujtesë të dhimbshme, të asaj që përfshin kalimin e një ekonomie me emetime neto, zero. Që përpjekjet të kenë sukses, vendet në të gjitha nivelet e zhvillimit do të duhet të bashkëpunojnë së bashku, që do të thotë se bota do të duhet të bëjë shumë më tepër për të menaxhuar furnizimin me energji.

LONDËR – Me të gjithë sytë nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow këtë muaj, ka pasur mbulim të bollshëm mediatik të protestave të të rinjve, diplomacisë së nivelit të lartë dhe marrëveshjeve të reja për të reduktuar metanin dhe për të mbrojtur pyjet e botës. Por asnjë detyrë nuk është më e rëndësishme, sesa ta bësh dekarbonizimin, në përputhje me përpjekjet për të nxitur zhvillimin ekonomik, në pjesët e neglizhuara të botës.

Nëse ekonomitë në zhvillim dhe njerëzit me të ardhura më të ulëta në ekonomitë e zhvilluara, nuk afrohen, objektivat globale të klimës do të mbeten të paarritshme. Duke lexuar komentet e fundit mbi këtë temë, e kam gjetur veten duke kujtuar krizat e naftës të viteve 1970, të cilat i studiova nga afër si pjesë e doktoratës sime. Ndër analizat më stimuluese, është një përmbledhje e politikave, për Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, nga miku im i mirë Jean Pisani-Ferry, i cili argumenton se “Politika e klimës, është politikë makroekonomike dhe implikimet do të jenë të rëndësishme”.

Ai gjithashtu sheh shumë krahasime, si dhe kontraste kryesore në goditjen e naftës të viteve 1970. Unë kam shkruar më parë për përvojën time të doktoraturës, kur ofroj parashikime se çfarë mund të ndodhë me çmimet e naftës së papërpunuar. Mendoj shpesh për ato tre vite të vetmuara, të pasigurta, sepse ndërsa pata fatin që munda të ndërmarr një projekt të tillë, ndonjëherë dyshoj se i imi nuk ishte aq i denjë sa të tjerët.

Jo vetëm që kisha të dhëna jashtëzakonisht të dobëta për të punuar, por ishte gjithashtu e vështirë të provoja diçka. Megjithatë, përveç testimit të aftësisë sime për mendimin e pavarur, mësova një mësim të paçmuar: Kurrë mos i besoni askujt, kur bëhet fjalë për parashikimin e çmimeve të naftës. Merrni parasysh hulumtimin mbi krizat e naftës të viteve 1970, që u botua në atë kohë (shumicën e të cilave i kam anketuar si pjesë e studimeve të mia dhe i kam mbajtur që atëherë).

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Konsensusi atëherë ishte se goditjet kishin sjellë në një epokë të re rritjesh të çrregullta, por të vazhdueshme të çmimeve të naftës. Në fakt, e kundërta ndodhi në pjesën më të madhe të viteve 1980 dhe 1990. Arsyeja për këtë prirje ende nuk është plotësisht e qartë. Por ndër shpjegimet e mundshme janë se, ka pasur një reagim të fortë të ofertës ndaj çmimeve më të larta, në formën e rritjes së investimeve në prodhimin dhe kërkimin e naftës, si dhe në alternativa; dhe një përgjigje e fortë ndaj kërkesës, e reflektuar në përmirësime në efiçencën e energjisë.

Modelet japoneze të konsumit të energjisë që nga vitet 1970, ofrojnë prova të rëndësishme për të mbështetur këtë hipotezë. Shumë nga komentuesit dhe këshilltarët e politikave që tani po bëjnë presion për një taksë më të lartë të karbonit, shpresojnë të rikrijojnë këtë skenar nga ana e kërkesës, pa lëvizjet përkatëse në anën e ofertës.

Por siç e kemi parë këtë vit, ka një problem me këtë qasje, sepse ne nuk mund të kalojmë nga 80% lëndë djegëse fosile, në 0% brenda natës. Iniciativat më të forta për të dekurajuar apo edhe penalizuar prodhimin dhe financimin e lëndëve djegëse fosile, do të thotë se do të ketë më pak furnizim margjinal të lëndëve djegëse fosile. Pikërisht ky është qëllimi i politikave të tilla. E megjithatë, kur ka një rritje të kërkesës për energji, për shkak të një rikuperimi të fortë nga një recesion, siç po ndodh tani, do të na duhet gjithë energjia që mund të marrim.

Përndryshe, do të ketë rrëmujë çmimesh, me gjithë paqëndrueshmërinë sociale dhe politike që sjell. Rezultati është se politikëbërësit që tashmë po përballen me sfidën masive të largimit të botës nga lëndët djegëse fosile gjithashtu duhet të gjejnë mënyra për të parandaluar paqëndrueshmërinë e madhe të çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Një ide kundërintuitive është që politikëbërësit e G20, ose ndoshta të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, të bien dakord për një skemë të rezervave të zgjeruara të naftës, gazit dhe ndoshta edhe qymyrit, me kushtin që këto rezerva të shfrytëzohen vetëm në rast urgjence.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Për shembull, standardi i rënë dakord, mund të jetë një lëvizje e çmimeve spot me më shumë se dy devijime standarde larg mesatares lëvizëse 200-ditore. Sigurisht, do të kishte sfida serioze për një skemë të tillë. Nëse rezervat nuk janë mjaftueshëm të mëdha, ndonjë aktor i keq mund të përpiqet të përshpejtojë një krizë furnizimi dhe më pas të përfitojë masivisht si një furnizues i mjetit të fundit.

Por kjo është edhe më shumë arsye për të rënë dakord për një kornizë që është mjaft solide dhe rezerva mjaft të mëdha, për të parandaluar çdo kërcënim të tillë. Për më tepër, pa një iniciativë globale të rezervës strategjike, rritja e çmimit të energjisë që përjetohet këtë vit mund të bëhet një normale e re, duke prishur potencialisht marrëveshjet e tjera që dalin nga konferencat globale të klimës.

Ne kemi hyrë në një epokë të re, në të cilën kriza klimatike dhe çfarë do të thotë për brezat e ardhshëm, më në fund po merr vëmendjen globale që i nevojitet. Por ne kemi hyrë gjithashtu në një periudhë në të cilën politikëbërësit, do të duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që përfitimet e kapitalizmit të ndahen në mënyrë më të barabartë. Kjo do të thotë të kursesh ekonomitë në zhvillim dhe njerëzit me të ardhura më të ulëta kudo nga trazirat e nxitura nga goditjet, deri te çmimet globale të energjisë. Në rast të dështimit të kësaj, angazhimet e larta të vendeve të pasura, të bëra me qëllimet më të mira, do të kenë qenë kot.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *