Lajme

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçe, lihet në burg drejtori i shkollës

Adriatik Haxhillari, i arrestuar disa ditë më parë për ngacmim seksual të dy vajzave 14-vjeçare në shkollën që drejtonte në fshatin Stropckë të Pogradecit, është lënë 40 ditë në burg. 

Ky është vendimi paraprak i Gjykatës së Pogradecit për 59-vjeçarin, i cili u arrestua pas denoncimit të dy nxënësve të tij s se i ngacmonte dhe provokonte seksualisht në klasë dhe jashtë mësimit dy vajzat minorene.

Lexo më shumë  Anketa e Bankës Botërore për Shqipërinë: 28% e bizneseve korrupsion me lejet e ndërtimit, 4 herë më shumë se rajoni

Për shkak të akuzave, Haxhillari u pezullua nga detyra e drejtorit të shkollës në fshatin Stropckë dhe tani duhet të përballet me drejtësinë. Ai nuk i ka pranuar akuzat dhe denoncimet e bëra ndaj tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *