Bota

SHBA lehtëson procedurat e emigrimit për afganët e evakuuar

Qeveria amerikane do të lehtësojë procedurat e imigrimit për afganët që kanë arritur së fundmi në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare.

Rreth 70,000 mijë afganë kanë arritur në Shtetet e Bashkuara prej kur ushtria amerikane ka evakuuar dhjetëra mijëra persona nga Afganistani, pasi talibanët kanë marrë pushtetin.

Afganët që kanë arritur në SHBA, me apo pas 30 korrikut të këtij viti, do të mund të shfytëzojnë përparësinë e lehtësimit të procedurave për të marrë lejeqëndrim të përhershëm, si dhe leje për punë të ndryshme, kanë thënë autoritetet.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Ata po ashtu nuk kanë nevojë të paguajnë për aplikim, që zakonisht kushton mijëra dollarë.

“Duke e lehtësuar procesin për këta të evakuuar, ne do të hapim mundësinë për aleatët tanë afganë që të nisin rindërtimin e jetëve të tyre në komunitetet tona shumë më shpejt”, ka thënë shefi i Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Këto veprime demonstrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj afganëve që janë ofruar ndihmë të vlefshme për SHBA-në në dy dekadat e fundit, si dhe për afganët që janë të rrezikuar”, ka shtuar ai.

Më shumë se 120,000 persona janë evakuuar nga Kabuli në muajin gusht, përfshirë diplomatë, shtetas të huaj dhe mijëra afganë që i kanë ikur regjimit të talibanëve.

Disa kanë qenë të shqetësuar se jeta e tyre do të rrezikohet nëse qëndrojnë në Afganistan, për shkak se kanë punuar me SHBA-në dhe forca tjera ndërkombëtare.

Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar misionin në Afganistan në fund të atij muaji, duke i dhënë fund luftës gati 20-vjeçare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *