Lajme

Kurti: Në Pakon e Ringjalljes ekonomike, vëmendje të veçantë i është dhënë fuqizimit të grave

“Gratë janë shumë më pak në ndërmarrësi krahasuar me burrat. Por, ato që janë, ta zëmë 11 për qind, ndoshta numërojnë sfida më shumë se sa rreth 90 për qind e burrave në ndërmarrësi”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, në forumin “Gratë në Ndërmarrësi”, me të cilin u hap Java e Ndërmarrësisë, organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë.

Siç bëhet e ditur për media, Kurti tha se sot mund t’i listojmë sfidat, por edhe të arriturat, t’ua njohim meritat dhe përpjekjet grave, që tashmë janë në biznes.

Ai theksoi se me shembullin e tyre, ato janë duke inkurajuar edhe shumë gra të tjera, kurse me kontributin që japin, janë duke e ndihmuar punësimin, tregun dhe ekonominë.

“Andaj, në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje të veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha kryeministri, teksa shpjegoi Masën 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, me të cilën është paraparë që secila grua që nuk ka qenë e punësuar në tre muajt e fundit e që është punësuar, t’i subvencionohet 50 për qind e pagës për tre muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës tre mujore grave të punësuara u subvencionohet kontributi pensional deri në qershor të vitit 2022.Duke e konsideruar rëndësinë e mbështetjes së grave në fushën e biznesit, këto masa do të aplikohen edhe për bizneset në pronësi të grave, pavarësisht sektorit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Më tej, ai shtoi se mbështetja e bizneseve të grave – është masa tjetër, nëpërmjet të cilës të gjitha gratë që kanë në pronësi biznese dhe që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë investive deri në 20 për qind të kryegjësë, pra duke mos marrë parasysh sektorin në të cilin e kanë ndërmarrësinë e tyre. Ndërsa me Projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili u miratua në Qeveri ditë më parë, do të fillojë ndërtimi i 50 çerdheve në tërë vendin, që fëmijët të kenë kujdesin e duhur e gratë të integrohen në tregun e punës, dhe sidomos nënat të kenë më shumë kohë për studim e punë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Ne jemi këtu për juve, bashkërisht ta shpiejmë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. E ne nuk besojmë që mund të kemi barazi në shoqëri, pa barazi gjinore”, tha në përmbyllje Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *