Pasi i shpëtoi sulmit me dron, kryeministri irakian: Raketat e tradhtisë nuk do të më dekurajojnë
Kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kadhimi i shpëtoi një atentati të dielën pasi një dron i ngarkuar me eksploziv goditi rezidencën e tij në Bagdad.
Al-Kadhimi shkoi në Twitter pak momente pas sulmit dhe bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë”.
“Falë Zotit, jam mirë dhe në mesin e popullit tim”, shkroi në llogarinë zyrtare të Twitterit.
Ai i quajti frikacake sulmet me raketa dhe dron, duke thënë se ato punojnë kundër një të ardhmeje më të mirë për vendin.
“These cowardly drones do not help in building nations.”
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 7, 2021
Iraqi PM Mustafa al-Kadhimi addressed the nation and called for calm after surviving an assassination attempt from a drone attack ⤵️ pic.twitter.com/wUswd7ociS
Al-Kadhimi bëri thirrje për dialog të qetë dhe konstruktiv “për hir të Irakut dhe të ardhmes së Irakut”.
“Unë isha dhe jam ende një projekt për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t’i dekurajojnë besimtarët dhe do të shkundin një fije floku të stabilitetit dhe vendosmërisë së forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e njerëzve, për të arritur drejtësinë dhe ligji në fuqi”, tha ai.
Tre dronë u përfshinë në atentatin, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, gjeneral Saad Maan, duke folur për rrjetin shtetëror të lajmeve Al-Iraqiya. Forcat e sigurisë ishin në gjendje të rrëzonin dy nga dronët, tha Maan.
Ushtria irakiane tha se Al-Kadhimi nuk u plagos dhe është në gjendje të mirë shëndetësore gjersa forcat e sigurisë “po merrnin masat e nevojshme në lidhje me këtë përpjekje të dështuar”.
Rruga Press