Art & Kulturë

Drama shqipe në teatër, ‘Metrofest 5″ sjell krijime të shkruara që nga viti 1900

Festivali i Dramës Shqipe në Teatrin Metropol ka ngritur siparin për këtë edicion të pestë, i cili do të na shoqërojë deri në fillim të dhjetorit.

Metro Fest, synon që dramaturgjia shqiptare të njihet dhe të hulumtohet në skenën teatrore shqiptare, nga publiku dhe nga të rinjtë që i bashkohen familjes së madhe të skenës teatrore.

“Publiku i gjerë të ketë mundësi ta njohë zhvillimin dramaturgjik, po përmes tij edhe proceset identifikuese, kulturore, ekonomike që na kanë ndjekur”, u shpreh Sonila Kapedani.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Janë lexuar mbi 100 vepra shqiptare nga arkivi, ku 20 prej tyre janë vënë gjatë këtyre viteve dhe për këtë edicion janë përzgjedhur krijimtari që nisin që nga viti 1900.

A është e domosdoshme të flasim për dramën shqiptare? Patjetër që po, madje për secilën nga subjektet e vëna deri më tani ka hapësira për t’u risjellë në forma të ndryshme.

“Ne kemi dashur të vëmë një gur themeli të disa pjesëve që nuk janë vënë në skenë, por me shpresën që në të ardhmen do u kthehen edhe të tjerë të njëjtave veprave”, u shpreh më tej regjisoria.

Nata e fundit, do t;i kushtohet “Rolit të Luleborës”, vepër e shtypur nga shtypshkronja “Luarasi” në vitin 1922.

Ky festival është një mundësi edhe për të rinjtë. Festivali Metro Fest do të zgjasë deri në 9 dhjetor./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *