Bota

Ngrihet struktura 3 metra në Venecia për të mbrojtur qytetin nga përmbytjet

Më shumë se 140 centimetra ujë priten gjatë dy ditëve të ardhshme me shi. Për këtë arsye venecianët janë gati të përballen me përmbytjet duke testuar strukturën e re të quajtur Mose.

Modeli Eksperimental Elektromekanik është një projekt i cili synon të mbrojë qytetin e Venecias nga përmbytjet.

Projekti është një sistem i integruar i përbërë nga pjesë  të lëvizshme të instaluara në hyrjet Lido, Malamocco dhe Chioggia, të cilat janë në gjendje të izolojnë përkohësisht Lagunën Veneciane nga deti Adriatik gjatë baticave të larta.

Lexo më shumë  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dakordohet për lirimin më të madh të rezervave të naftës në historinë e saj

Së bashku me masa të tjera, të tilla si përforcimi bregdetar, ngritja e kalatave shtrimi dhe përmirësimi i sistemit në lagunë, Mose është projektuar për të mbrojtur qytetin nga baticat deri në 3 metra

Struktura e Mose ka edhe një kuptim simbolik, pasi sipas Biblës Moisiu është personi, i cili ndau Detin e Kuq cilësuar një mrekulli biblike.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *