Opinion/Aktualitet

Humoristi i Ersekës, 10 mln lekë nga taksat e banorëve për dreka/darkat e kolegëve

Nga Boldnews.al

Erion Isai është katapultuar nga skena në krye të Bashkisë së Ersekës. Megjithëse i larguar prej vitesh, humoristi ia doli të bindte Edi Ramën, që ta kandidonte. Herën e fundit nuk pati zgjedhje, veçse votime.

Por, kjo s’e ka penguar që të ketë dorë të lirë në arkën e varfër të kësaj bashkie, e cila ka sy dhe veshë nga pushteti qendror. Disa projekte janë bërë nga FSHZH, madje edhe nga ARRSH.

Po lekët e taksave, ku shkojnë?

Natyrisht, humoristi ia ka gjetur vendin edhe qindarkave të fundit, ku në vend që të rregullojë apo rikonstruktojë ndonjë çerdhe, kopësht apo shkollë, këto lekë po i harxhon me dreka/darka të kolegëve të tij artistë.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Kolegët e tij, nuk duhet të jenë keq për një vakt ushqimor, përderisa e marrin mundimin të shkojnë në Ersekë, por sërish Isai nuk nuk i lë duarbosh.

Faksimile: Tenderi i hapur nga Bashkia Kolonjë për blerje ushqimesh

Sipas dokumenteve që disponon Boldwews.al, Bashkia Kolonjë ka hapur një tender me objekt “shërbim akomodim, ushqim për pjesëmarrësit në aktivitete turistike, kulturore, turistike, viti 2021”.

Një fushë që i përket edhe kryetarit të kësaj bashkie, i cili më së shumti njihet si humorist sesa si drejtues. Por, nëse do të ftojë kolegët në Ersekë, përse duhet t’i kenë të paguara nga banorët?

Nëse do t’i pyesësh me radhë kolegët e humoristit, gjithkush e ka mundësinë ekonomike që të shkojë, ushqehet dhe të flejë në Ersekë. Madje, edhe duke improvizuar edhe ndonjë shfaqje të vogël për banorët e paktë që kanë ngelur në atë vend. Por, humoristi ka akorduar 856 mijë lekë të reja, ose duke i shtuar TVSH-në shuma shkon në rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Objekti i kontratës është “përzierje ushqimesh”, teksa kolegët e humoristit duhet të kenë edhe gusto në ushqim. Por, përse me lekët e taksave? Fare mirë mund t’ia gjente vendin këryre lekëve dhe të kursente ndonjë lekë nga rroga e tij e vogël, siç kurseu për lekët që bleu shtëpinë te Kodra e Diellit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *