KryesoreLajme

Dhjetë pikat që shpjegojnë se si funksionon skema e mashtrimit të Call Centrave në Shqipëri

Ditët e fundit Prokuroria në Shqipëri ka vënë nën hetim qendrat e thirrjeve (Call Center) të cilat funksionojnë në bazë të mashtrimeve.

Gjithçka nisi pas një denoncimi të një qytetare gjermane e cila pasi investoi me premtimin se do blihen kriptovaluta, mirëpo 9,700 eurot që kishte dhënë nuk iu kthyen kurrë.

Emisioni “Opinion” ka shpjeguar në detaje disa nga pikat se si funksionojnë skemat e mashtrimit në këto qendra.

Në fillim, operatorët marrin lista me numra të telefonit të klientëve potencial, ku sigurohen nga kompani të huaja me bazë në Qipro, Itali, Shqipëri, etj. Pastaj, operatorët lidhen me klientët e mundshëm duke u prezantuar si këshilltarë financiarë dhe i bindin që të investojnë para “për të mirën e tyre”.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Operatorët i shpjegojnë klientëve përfitimet që ata do të marrin në bazë të shumë që investojnë dhe ku investojnë (kriptovaluta, aksione, komodite, bursa, etj.).

Kompanitë Forex përdorin platforma të rreme që i japin mundësinë klientëve të hapin llogari dhe investojnë paratë me kartë krediti, transfera bankare ose kriptovaluta.

Investimet që bëhen me kriptovaluta shkojnë direkt në portofolin e kompanisë që bën kontaktin dhe nuk ndahen me kompanitë e palëve të treta në Lituani dhe Poloni.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Kur klienti i jep leje operatorit të përdor Anydesk, në shumë raste operatori e zbraz të gjithë llogarinë bankare të klientit.

Kur mashtrimi përfundon, platforma mbyllet dhe klienti humb qasjen në llogarinë e tij ku shihet se si “rritej investimi”.

Në fund, kompania mbyllet dhe hapet sërish me një emër tjetër. Klientët “riciklohen” ose blihen lista të reja kontaktesh. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *