Nga vendi në vend, shkencëtarët shohin fillimin e fundit të pandemisë
Ndërsa varianti katastrofik Delta ka shpërthyer në shumë pjesë të botës, shkencëtarët po përpiqen të parashikojnë se kur dhe ku, COVID-19 do të bëhet një sëmundje endemike në vitin 2022 dhe më tej.
Sipas ekspertëve vendet e para që do të dalin nga pandemia do të kenë një kombinim të shkallës së lartë të vaksinimit dhe imunitetit natyror, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe India.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se SARS-CoV-2 mbetet një virus i paparashikueshëm që ndryshon ndërsa përhapet te qytetarët e pavaksinuar.
Askush nuk mund ta përjashtojë plotësisht atë që disa e kanë quajtur një “skenar katastrofik” në të cilin virusi ndryshon deri në pikën ku i shpëton imunitetit të fituar me vështirësi.
Megjithatë, ata shprehën besimin se shumë vende do të largohen nga pjesa më e keqe e pandemisë vitin e ardhshëm.
“Ne besojmë se nga tani deri në fund të vitit 2022, kjo është pika në të cilën ne do të fitojmë kontrollin e virusit; ku mund të reduktojmë ndjeshëm sëmundjet serioze dhe vdekjen,” tha epidemiologia Maria Van Kerkov për Reuters.
OBSH synon të vaksinojë 70% të popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022.
“Nëse e arrijmë këtë qëllim, do të jemi në një situatë shumë, shumë të ndryshme nga pikëpamja epidemiologjike”, tha Van Kerkov./Ora News/