ArgumentKryesore

Komisionet e vendimmarrjes vs Komisionet e sherreve

Një tjetër komision që ndërpritet në mes për shkak të zënkave mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Kryesisht debatet nëpër komisionet e ndryshme, qoftë arsimit, ekonomisë, turizmit etj, fillojnë kur dikush nga opozita bën një pyetje, kryesisht provokuese dhe ofenduese. Me arrogancë dhe paturpësi ministrat dhe deputetët e pozitës i kalojnë në ofendime personale, shpesh herë edhe me fjalë të pista ose tregim të forcës fizike.

Lexo më shumë  Falë vendosmërisë së protestuesve policia liron të gjithë protestuesit

Në parlament pjesa më e madhe e deputetëve janë fantazma, ndërsa pjesa tjetër e “debatit” po ashtu është ofendim.

Të harruarit e pozicionit si përfaqësim sa vjen dhe përshkallëzohet. Normaliteti me të cilin edhe populli e përcjellë këtë distancim dhe gjithsesi vazhdon të votojë po njëlloj është po aq shqetësuese.

Sot komisioni për finanaca dhe ekonominë u mbyll nga kryetari Eduart Shalsi, askush nuk mori vesh asgjë se si do ndahet buxheti për vitin 2022. Përsëri popullin shqiptar e trajtuan sikur nuk ekziston dhe populli shqiptar vazhdoi të shohë vetëm muret e shtëpisë së tij.

Lexo më shumë  Mbi një muaj revoltë! Sot protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme të qeverisë Rama

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *