Lajme

Jeta e nxënësve në rrezik, frika për shembjen e urës shoqëron prej vitesh banorët

Një urë e vetme lidh fshatin Hormovë me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Mbi 600 banorët e kësaj zone, përfshi edhe nxënësit e shkollave, të cilët duhet të kalojnë dy herë në ditë mbi këtë urë me shpresën se ajo do të arrijë t’i mbajë.

Kalimi mbi këtë urë është një sfidë e vërtetë për cilindo që është i detyruar ta përdorë. Më shumë se kushdo, rrezikun e kësaj ure e ndjen shoferi i fugonit që transporton dy herë në ditë nxënësit e Hormovës. Ai tregon që sa herë që vjen tek ura, i lutet Zotit.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Mesa duket, ky merak nuk është thjesht ndjesi e shoferit për shkak se ura lëkundet, por edhe shqetësim i autoriteteve, të cilët ndërhyrjen e fundit te kjo urë e kanë bërë pak vite më parë duke ndërruar vetëm dërrasat ku shkelin mjetet.

Dimri që është përpara pritet të vështirësojë më shumë kalimin mbi këtë urë, ndërsa këto ankesa urojmë të dëgjohen nga autoritet që kanë për detyrë të garantojnë kalimin e sigurt të qindra banorëve të kësaj zone.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *