Bota

Gjendjet ekstreme të motit

Raporti i gjendjes së klimës për vitin 2021 nxjerr në pah një botë që “është duke ndryshuar para syve tanë”. Mesatarja e temperaturës për 20 vjet nga 2002 është në rrugën e duhur për të kaluar 1 shkallë Celsius mbi nivelet para-industriale për herë të parë

Gjendjet ekstreme të motit – përfshirë valët e fuqishme të të nxehtit dhe përmbytjet shkatërruese – janë normalizuar, thotë Organizata Botërore Meteorologjike.

Raporti i gjendjes së klimës për vitin 2021 nxjerr në pah një botë që “është duke ndryshuar para syve tonë”.

Mesatarja e temperaturës për 20 vjet nga 2002 është në rrugën e duhur për të kaluar 1 shkallë Celsius mbi nivelet para-industriale për herë të parë.

Dhe nivelet globale të deteve u rritën në vitin 2021, sipas studimit.
Këto shifra të fundit për vitin 2021 po publikohen herët nga Organizata Botërore e Meteorologjisë për të përkuar me fillimin e konferencës se OKB-së për klimën në Glasgou e njohur si COP26.

Paralajmërimet shkencore

Raporti i gjendjes së klimës ofron një pamje të treguesve të klimës duke përfshirë temperaturat, ngjarjet ekstreme të motit, ngritjet e nivelit të detit dhe gjendjet e oqeanit.

Studimi konstaton se shtatë vjetët e kaluar, duke përfshirë dhe këtë të fundit, ka të ngjarë të jenë më të ngrohtat të regjistruara deri më tani, pasi që gazrat serrë arritën përqendrime rekord në atmosferë.

Rritja e temperaturave në të njëjtën kohë po e kthen planetin në “territor të paeksploruar”, thuhet në raport, meqë ky ndikim i temperaturës vjen duke u rritur përherë.

“Ngjarjet ekstreme janë normë e re”, tha profesori i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Petteri Taalas.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Ka prova shkencore në rritje që disa prej tyre dëshmojnë se ndryshimet klimatike janë të shkaktuara nga njeriu”.

Profesori Taalas dha detaje rreth disa ngjarjeve ekstreme (jashtëzakonshme) që kanë ndodhur në botë gjatë këtij viti.

Ndryshime drastike

Image

Ka rënë më shumë shi sesa borë për herë të parë në kulmin e shtresës së akullt të Grenlandës.

Një valë nxehtësie në Kanada dhe në pjesë të afërta me SHBA-në i shtyu temperaturat në gati 50 shkallë Celsius në një lagje në British Columbia.

Në Death Valley, Kaliforni, temperatura arriti 54.4 shkallë Celsius në kohën kur ndodhi një ndër valët më të ngrohta në jugperëndim të SHBA-së.

Reshjet prej muajsh u zvogëluan përgjatë një kohë të shkurtër në një zonë të Kinës.

Pjesë të Evropës përjetuan përmbytje të rënda, duke çuar në dhjetëra viktima dhe miliarda humbje ekonomike.

Një vit i dytë radhazi i thatësirës në Amerikën e Jugut subtropikale reduktoi rrjedhjen e pellgjeve të lumenjve dhe goditi bujqësinë, transportin dhe prodhimin e energjisë.

Një zhvillim tjetër shqetësues, sipas studimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, ka qenë rritja e nivelit global të detit.

Që kur ato u matën për herë të parë nga sisteme precize satelitore në fillim të viteve 1990, niveli i detit u rrit me 2.1 milimetër në vit, midis 1993 dhe 2002.

Por, nga 2013 në 2021, rritja është dyfishuar në 4.4mm, kryesisht si rezultat i humbjes së përshpejtuar të akullit nga akullnajat dhe shtresat e akullit.

“Niveli i detit po rritet më shpejt tani se në çdo kohë tjetër në dy mijëvjeçaret e fundit“, tha profesori Jonathan Bomber, drejtor i Qendrës së Glaciologjisë në Bristol.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Refugjatët e klimës

“Nëse vazhdojmë në trajektoren tonë aktuale, kjo rritje mund të kalojë 2 milimetra deri në vitin 2100, duke zhvendosur rreth 630 milionë njerëz në mbarë botën, pasojat e së cilës janë të paimagjinueshme”, ka theksuar ai

Referuar termeve të temperaturës, viti 2021 ka të ngjarë të jetë i gjashti ose i shtati si viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë. Kjo, si rezultat i muajve të parë të këtij viti të cilët u ndikuan nga një ngjarje e njohur si “La Niña”, një fenomen i motit që ndodh natyrshëm i cili tenton t’i freskojë temperaturat globale. Por, raporti tregon gjithashtu se rekordi global i temperaturës është në rrugën e duhur për të thyer 1C për herë të parë gjatë një periudhe 20-vjeçare.

“Fakti që mesatarja 20-vjeçare e temperaturës ka arritur më shumë se 1.0C mbi nivelet para-industriale do të përqendrojë mendjet e delegatëve të COP26 të cilët aspirojnë të mbajnë rritjen e temperaturës globale brenda kufijve të rënë dakord në Paris gjashtë vjet më parë,” tha profesori Stephen Belcher, shkencëtari kryesor në Zyrën Met në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kontribuoi në raport.

Duke komentuar analizën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se planeti po ndryshonte para syve tanë.

“Nga thellësitë e oqeanit në majat e maleve, nga shkrirja e akullnajave deri te ngjarjet e pamëshirshme ekstreme të motit, ekosistemet dhe komunitetet anembanë globit janë duke u shkatërruar”, tha ai.

“COP26 duhet të jetë një pikë kthese për njerëzit dhe planetin”, tha zoti Guterres.

Përktheu: Leotrime Rekaliu

Image

/koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *