Parkimi, “sfidë” në Tiranë/ KLSH bën audit: Kostot janë të larta, kujdes me gjobat
Kontrolli I Lartë i Shtetit ka përgatitur një raport auditimi sa i përket parkimeve në Bashkinë e Tiranës dhe të Korçës. Në raport KLSH, argumenton se duhet të ketë një menaxhim të qëndrueshëm të parkimit në qytet për të bërë që kosot të mos jenë të larta për qytetarët dhe pronarët e mjeteve. Gjithashtu dhe si rrjedhojë mos të kemi një trafik të madh nëpër këto bashki. Por tërhiqet vëmendja edhe për të vendosur gjoba me çmimet e duhura për të gjithë shkelësit e rregullave.
Raporti i plotë nga KLSH për parkimet në Tiranë dhe Korçë:
Komisioni Evropian, në dokumentin më të fundit të publikuar mbi menaxhimin e qëndrueshëm të parkimeve në qytet liston 16 avantazhe, në vijim grupi i auditimit paraqet më kryesoret prej tyre:
1. Menaxhimi i parkimit kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane dhe për këtë arsye rrit dhe cilësinë e jetës në qytet’
2. Menaxhimi i parkimit çon në zvogëlimin e kohës së nevojshme për gjetjen e një vendi parkimi duke, reduktuar kështu trafikun në qytet;
3. Studimet kanë treguar se kosto e menaxhimit të parkimeve ka një nivel të lartë provueshmërie nga qytetarë. Njerëzit zakonisht ankohen përpara se parkimi të menaxhohet në mënyrë aktive, por kundërshtimi fillestar bie kur ata kuptojnë ndikimet e saj pozitive;
4. Menaxhimi i parkimit mbështet ekonominë lokale;
5. Menaxhimi i parkimit kontribuon në sigurinë rrugore;
6. Standardet e parkimit të zgjedhura me kujdes ndikojnë pozitivisht vlerën e pasurive të paluajtshme;
7. Menaxhimi i parkimeve, rrit të ardhurat e bashkive, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve në qytete; etj. Me gjithë avantazhet e mëdha të menaxhimit të parkimeve, studimet tërheqin vëmendjen se për të arritur këtë qëllim është shumë i rëndësishme përcaktimi i normave të sakta, çmimeve të studiuara të parkimit dhe gjobave të duhura, për të siguruar sukses në këtë drejtim. Duke marr parasysh problemet me të cilat qytetet e Tiranës dhe Korçës përballen lidhur me parkimin, si dhe avantazhet e shumta të menaxhimit të parkimeve, trajtuar më lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërmori auditimi “Efektiviteti dhe eficienca e menaxhimit të parkimeve të mjeteve motorike në rrugët e qytetit të Tiranës dhe Korçës“