KryesoreLajme

Olaf Scholz, fitues i zgjedhjeve në Gjermani dhe kandidat për Kancelar, i shkruan Kryeministrit Kurtit: Votuesit gjermanë duan qeveri progresiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Në letrën e dërguar Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngrihet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë Scholz.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale. Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar. Dua ti shprehë falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa”, thuhet në letër

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *