Kuriozitete

Ishulli në Paqësor shënon rastin e parë me COVID-19, paralajmërohet mbyllja

Banorët e Tongas kanë nxituar që të vaksinohen kundër COVID-19, pasi ishulli Paqësor ka konfirmuar të premten, rastin e parë pozitiv që kur ka nisur pandemia.

Personi i infektuar është plotësisht i vaksinuar, i cili kishte arritur në Tonga nga Zelanda e Re.

Kryeministri i Tongas, Pohiva Tu’i’onetoa ka thënë se banorët e ishullit kryesor të Tongatapus mund të përballen me mbyllje totale javën e ardhshme.

Tonga është një prej vendeve të pakta në botë që nuk kishte regjistruar asnjë rast të infektimit me COVID-19 deri më tani.

Më shumë se 100,000 banorë jetojnë në këtë ishull, i cili ndodhet në veriperëndim të Zelandës së Re.

Deri më tani, vetëm një e treta e popullatës në Tonga është e vaksinuar plotësisht.

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *