Lajme

119 tenderë me shkelje gjatë pandemisë, KLSH gjen dëm 318 milionë euro

39.1 mld lekë ose rreth 318 milionë euro është dëmi që KLSH ka llogaritur në buxhetin e shtetit për 2020-ën.

Efektet negative financiare vijnë kryesisht nga tenderat, pagesat për të pushuarit nga puna, nga humbjet e Bashkive dhe pagesa për gjyqe të humbura në arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas KLSH, në vitin e pandemisë 119 tendera që përbëjnë 48% të fondeve të audituara janë kapur me shkelje. Drejtoresha e Buxhetit të KLSH, Valbona Gaxha u shpreh se çështjet do të referohen edhe për kallëzime penale:

Lexo më shumë  ‘Arrestimi i Ballukut’/ Ambasada Britanike: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit

“Duhet të tregojmë kujdes, sepse bëhet fjalë për nëpunës të lartë dhe njerëz në pozita të larta drejtuese. Ne i dërgojmë dosjet në drejtorinë juridike për tu siguruar që janë në rregull nga ana ligjore dhe i çojmë në prokurori. Jemi shumë të përkushtuar dhe do i zbulojmë rast pas rasti”.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu duke dëshmuar në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me raportin u shpreh se kërkonte dhe mbështetjen e opozitës për kallëzimet penale që do të bëheshin.

Dëmi Financiar
318 milionë euro
Burimi: KLSH

103 auditime të kryera
143 institucione
Burimi: KLSH

/top/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *