KryesoreLajme

Senatorja amerikane do të dalë në tubmin në Nju Jork, kundër krimeve të serbëve ndaj grave në Ballkan

Senatorja në anët e Demokratëve del në mbeshtetje të tubimit që do të mbahet sot në Nju Jork në orën 12:00 (ora 18:00 në Shqipëri). Nathalia Fernandez është një politikane amerikane nga Nju Jorku. Ajo është një demokrate dhe aktualisht përfaqëson Distriktin e 80-të të Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.

Tubimi të cilin ajo e mbështet do të mbahet para ambasadës së Serbisë në Nju Jork . Ky tubim vjen si iniciativë e Vasfije Krasniqit, deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri

Vasfije Krasniqi (lindur në 1982) është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë gjatë konfliktit. Ajo ra viktimë e dhunës seksuale në moshën 16 vjeçare.

Ende sot e kësaj dite shumë gra në Kosovë, Bosnje, Koraci dhe Mal të Zi janë vikitma të përdhunimit dhe ende nuk është vendosur drejtësi, por përkundrazi serbët nuk i pranojnë krimet që kanë bërë.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Prandaj ky tubim po mbahet në Nju Jork, ku u bëhet ftesë të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm t’i bashkohen tubimit #reallyforherjustice.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *