Bota

Burri në Indonezi ia vendosi emrin djalit të tij sipas shkronjave të para të alfabetit, pasi ëndërronte gjithmonë të bëhej shkrimtar

Një burrë në Indonezi ia vendosi emrin fëmijës së tij sipas alfabetit – pasi ai donte të nderonte pasionin e jetës së tij.

Sipas medieve të huaja, zyrtarët shëndetësorë menduan se ishin objektiv i një shakaje kur djaloshi, tani 12 vjeç, tregoi ID-në e tij në një klinikë në rrethin Muara Enim, në Sumatra Jugore për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Megjithatë, pasi thirrën prindërit e tij, ata zbuluan se në fakt ishte identiteti i tij i vërtetë, duke e bërë atë një nga të vetmit njerëz në botë me këtë emër.

Emri i 12-vjeçarit është: ABCDEF GHIJK Zuzu.

Babai, Zulfahmi Zuzu, tha se ia ka vënë emrin djalit sepse gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej shkrimtar dhe shtoi se fëmija normalisht thirret shkurt ‘Adef’.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai tha për agjencinë e lajmeve indoneziane, Detik se e kishte përgatitur emrin për gjashtë vjet para se ai të lindte.

“Ideja erdhi kur unë dëshiroja të bëhesha shkrimtar. Deri tash, unë ende kam dëshirë të shkruaj”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *