BotaKryesore

Samiti i G20, ministrat thirrje për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme

Ekonomitë më të mëdha të botës duhet të krijojnë një forum për të lehtësuar koordinimin global për pandeminë e ardhshme si dhe një strukturë të re financimi për të vazhduar me kërcënimet në zhvillim.

Kjo është kërkesa e përpiluar nga Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen dhe ministri indonezian i financave, Sri Mulyani Indrawati, drejtuar kolegëve të G20.

Sipas Guardian, dy ministrat e financave thanë se forumi do të lejojë ministrat e shëndetësisë dhe financave të bashkëpunojnë më mirë dhe të koordinojnë parandalimin, zbulimin, ndarjen e informacionit dhe çdo përgjigje të nevojshme.

Lexo më shumë  Emigracioni i të rinjve në Shqipëri dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Ndërsa ne po bëjmë përparim në luftimin e Covid-19, ne gjithashtu përballemi me një realitet të zymtë: kjo nuk do të jetë pandemia e fundit. Ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi për të demonstruar lidership me një përkushtim vendimtar për të vepruar.“- shkruan ata përpara takimit të përbashkët të të premtes së ministrave të shëndetësisë dhe financave të G20.

Yellen dhe Indrawati thanë se pandemia Covid-19 zbuloi mungesë gatishmërie në nivel vendi dhe mungesë koordinimi midis vendeve të G20.

Lexo më shumë  Konsiderohej si njeriu kyç i Iranit në luftë - IDF: Këshilltari i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 do të mbahet në Romë më 30 dhe 31 tetor 2021, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të G20, të homologëve të tyre nga vendet e ftuara dhe të përfaqësuesve të disa prej vendeve kryesore ndërkombëtare dhe organizatat rajonale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *