Anulohet vendimi për shpronësimin e tokave në ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë
Kabineti qeveritar ka anuluar vendimin përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit që preken nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe për qellim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh, ky vendim po anulohet.
Ministri i Financave dhe i Transfereve Hekuran Murati ka thënë se objekti i shpronësimit i është nënshtruar auditimit.
Lexo më shumë Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
Ai ka thënë se ka pasur keqpërdorime dhe shpërputhje të vlerave.
Rruga Press

