Kreu i NASA-s thotë se mund të mos jemi ‘vetëm’ në univers
Kreu i NASA-s, Bill Nelson, dyshon se ne nuk jemi vetëm në univers – ose në shumë universe të tjera.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nelson, i cili u betua si administrator i NASA-s në muajin maj, u shpreh i hapur për mundësinë e jetës jashtëtokësore gjatë një interviste me Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinia-s javën e kaluar.
“Mendimi im personal është se universi është kaq i madh, dhe tani, ka edhe teori që mund të ketë edhe universe të tjera. Nëse është kështu, kush jam unë që të them se planeti Tokë është vendndodhja e vetme e një forme jete që është e civilizuar dhe e organizuar si e jona?”, tha Nelson.
“A ka planetë te tjera sikurse Toka? Unë sigurisht mendoj se po, sepse universi është kaq i madh”, ka shtuar tutje ai.
Nelson, një demokrat, ka lobuar për programet hapësinore gjatë gjithë karrierës së tij në Kongres, fillimisht si përfaqësues i Shtëpisë së Floridës dhe më pas si senator.
Ai madje udhëtoi vetë në hapësirë në bordin e anijes Columbia në vitin 1986.
Rruga Press