Lajme

Maqedonia e Veriut/ Finalizohet marrëveshja mes Besës dhe Aleancës për Shqiptarët për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp, njoftoi se janë finalizuar marrëveshjet për bashkëpunim mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Hoxha i ftoi të gjithë votuesit e Lëvizjes Besa, të votojnë kandidatët e ASH-së, në komunat ku ata janë në garë me BDI-në ose kandidatë të partive tjera.

Lexo më shumë  Kurti në Obiliq: Ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin

“Duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe koalicionin e vjetër midis BDI-së dhe PDSH-së, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, imponohet pozicionimi i qartë i Lëvizjes Besa kundrejt politikave të vjetra të këtyre dy partive politike të cilat pa asnjë parim të vet dhe kundër vullnetit të vet detyrohen të bashkohen për interesin e vet”.

“Bëjmë apel që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale gjithë votuesit e Lëvizjes Besa të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët duke ndihmuar kështu në mposhtjen e politike të BDI-së dhe PDSH-së. Po ashtu kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët që në formë reciproke të bëjë thirrje votuesve të vet që të mbështesin e kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë”, tha Hoxha.

Lexo më shumë  Gurthemel i sallës sportive dhe renovim i çerdhes në komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *