Lajme

Shpopullimi i Preshevës, Shaip Kamberi: Shqipëria të angazhohet më shumë

Shaip Kamberi deputeti shqiptar ne Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se shqiptarët në Luginën e Preshevës, janë duke përjetuar një gjendje të rënduar sociale. Sipas Kamberit, rrethimi i Luginës së Preshevës me forca speciale ka larguar investitorët, duke sjellë vështirë ekonomike për komunitetin shqiptar.

“Duke mbajtur forcat speciale aty dhe duke dëshmuar një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme, kjo largon investitorët. Për shkak të mungesës së sigurisë, diaspora jonë nuk ka siguri për të investuar aty dhe kjo gjë që po çon në shpopullimin e Luginës”, thotë deputeti Kamberi.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Për deputetin shqiptar, roli i Shqipërisë do të ishte thelbësor për përmirësimin e gjendjes dhe faktorizimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht që në axhendën shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë çështja e Luginës përmes një programi shtetëror për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve. Do të jetë paradoksale të ketë miqësi mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe kjo të mos reflektojë në të drejtat e shqiptarëve”, thotë deputeti shqiptar.

Vështirësi janë duke hasur edhe studentët shqiptarë që prej 13 vitesh nuk u njihen diplomat e universitetit. Sipas Kamberit, Serbia është duke vepruar me dy standarde.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Do të kisha thënë që ka dy standarde në vetë qasjen e republikës së Serbisë dhe Vuçiçit në këtë proces. Vuçiç luan rolin e qeveribërësit duke nënshkruar marrëveshje për të qenë lider i Ballkanit. Nga ana tjetër, përmes ministrave të tij, sidomos ai i policisë që është një fashist ai flet për botën serbe që është një botë që nuk do të ketë vend për të tjerët”, shprehet ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *