KryesoreLajme

Tiranë, rritja e çmimit të naftës përgjysmon numrin e autobusëve

Nga Elira Kadiu

Që nga dje urbanët në kryeqytet operojnë me 50% të kapaciteteve, si tërheqjes së 9 operatorëve për shkak të pamundësisë financiare pas pasojave të pandemisë, shtrenjtimi i naftës dhe mungesa e punonjësve.

“Pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara”, deklaron Unioni i Transportit Publik.

“Po shkojmë dita ditës në një falimentim ekonomik” u shpreh sot Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Publik.

Kërkesat e artikluara që më 17 qershor 2020 nga Shoqata e Transportitpërfshijnë uljen e TVSH së nga 20 deri në 6% dhe heqjen e akcizës ose taksës së qarkullimit për naftën për këtë sektor.

“Transporti si një sektor mjaft i madh, konsumin mesatar në tërësinë e vetë e ka 80 – 100 mijë litra naftë në ditë, që do të thotë e përkthyer në kosto ekonomike i bjen 20 – 25 milionë lekë të vjetra në ditë kosto” shpjegoi Memaj.

Në lidhje me vendimin ka reaguar edhe Bashkia e Kryeqytetit: “Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, komfor kontratës me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Kreu i Unionit tha sot se qëllimi është që të ulen në një tryezë të përbashkët për të parë zgjidhjet që ofron bashkia për kapërcimin e krizës. Sipas tij nëse nuk merren masa mbi situatën do të ketë përshkallëzim të masave nga ana e shoqatës.

Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë njoftim duke qenë se nuk janë as në dijeni të orareve të urbanëve.

“Një orë e gjysmë kam që pres këtu. E kam shtëpinë larg, nuk iki dot në këmbë se jam e sëmurë, duhet ta pres nga e keqja” tregon për Citizens Channel një qytetarë teksa priste linjën e Uzinës.

Historiku i problemeve të transportit publik

17 qershor 2020 – Rreth 100 ditë pa transport publik pas mbylljes nga pandemia Covid 19. Operatorët protestuan para institucioneve për rikthimin në punë, ndërkohë që kërkuan të plotësohen pesë kushtet e tyre (të paplotësuara ende në ditët e sotme):

  • Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik.
  • Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%.
  • Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.
  • Rimbursimin e kategorive, të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.
  • Pagë shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.
Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

13 korrik 2020Shtatë ditë pas rifillimit të transportit publik, operatorët bëjnë me dije se mund të ri mbyllen sërish, pasi janë drejt falimentimit. Përfaqësuesit e shoqatave të transportit shprehen se ka një reduktim të pasagjerëve, ndërkohë që asnjë nga katër kërkesat që kanë karakter ekonomik, drejtuar Qeverisë Shqiptare, nuk janë plotësuar.

15 qershor 2021: Me anë të një vendimi Bashkia Tiranë vendosi që të pezullojë abonetë për muajt qershor-korrik-gusht me qëllim sipas saj për të ristrukturuar linjat, të cilat u goditën nga pandemia. Aktivistë të Organizatës Politike kanë ndërmarrë nismën për të nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Bashkisë Tiranë të rikthejë abonetë e përgjithshme si dhe të rrisë cilësinë e shërbimit.

25 korrik 2021: Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pezullimi një mujor u bë për të parë se cilat nga linjat abuzonin me falsifikimin e biletës ditore apo abonenë. Thuajse dy muaj pas kësaj deklarate dhe rikthimit të abonesë, ende nuk ka një vendim ose deklaratë që tregon se cilat nga këto linja kryenin shkelje./citizenschannel/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *